MENU
klinika

Akuzat për mosdeklarim dhe fshehje pasurie

Të premten gjykata e Lartë vendos për ‘fatin’ e ish-kryeprokurorit

18.04.2022 - 17:01

Teksa të premten Gjykata e Lartë pritet të vendos për pezullim apo jo të dënimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Posaçme, nuk ka kryer asnjë veprim për ekstadiminm e tij nga Italia.

Llalla u vu në pranga në vendin fqinj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar, autritetet tona prej 3 muajsh nuk kanë kryer asnjë korrespondencë me Italinë, për ekstradimin e tij.

Në Janar Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar italianëve kërkesën për ekstradim, por nuk kanë marr asnjë përgjigje prej tyre.

Kujtojmë se ish kryeprokurori i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Lartë duke i kerkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentetin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shendetin.

Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.

Gjithashtu, ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish-kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Taktikë për të fituar kohë, s’do ta përfitojë!"

Llalla kërkon azil politik në Itali, përplasen juristët