MENU
klinika

Ndihet edhe në Shqipëri

Tërmet i fuqishëm gjatë natës në Bosnje, humb jetën një 26-vjeçare

23.04.2022 - 07:56

Një tërmet i fortë ka rënë mbrëmjen e djeshme në Ballkan. Tërmeti ka qenë i forcës 5.6 ballë, epiqendra e tij ka qenë në Bosnje Hercegovinë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier në disa qytetet të Shqipërisë, si dhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë.

Tërmeti ka rikthyer panikun tek qytetarët shqiptarë, të cilët përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2020.

Gjithashtu ka shënuar një viktimë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila banonte në Stolaci dhe në shtëpinë e saj ra një gur, si pasojë e lëkundjeve të forta.

Mediat boshnjake raportojnë se ajo u soll ne spital me plage të renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jetën.

Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe një numër i madh qytetarësh.