MENU
klinika

Kush janë personat e arrestuar

Tjetërsuan mijëra hektarë tokë në Shëngjin, 4 në pranga

28.04.2022 - 10:02

Pas ndryshimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të akuzuarit për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Shëngjinit në Lezhë, tre persona janë arrestuar pasi u shtuan dënimet me burg.

Apeli vendosi ashpërsimin e dënimit për 11 prej të akuzuarve, ndërsa gjatë ditës së djeshme u arrestuan shtetasit, Vlash Gazulli i dënuar me 2 vite 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite 4 vite burg dhe Genc Zeneli, 2 vite 4 vite.

RIDËNIMET

Më 15 prill, Apeli pranë GJKO-së vendosi shtimin e dënimeve me burg për shtetasit, Gjevi Ndoka, Mimoza Ndoka, Emanuel Gjura, Zef Lazri, Blendi Ndoka, Luigj Paloka, Paulin Simoni, Vlash Gazulli, Genc Zeneli Kol Lleshi dhe Marjeta Perskura.

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i shtoi 18 vite burg në tërësi 10 personave mes të cilëve janë edhe vëllai e motra e ish-deputeti socialist Arben Ndoka. Gjevi Ndoka, nga 6 vite e 8 muaj u dënua me 10 vite në qeli, ndërsa e motra Mimoza Ndoka, nga shërbimi i provës duhet të rikthehet për 5 vite e 4 muaj në burg. Personat e tjerë që duhet të shkojnë në qeli nuk janë gjetur në banesat që kishin lënë në Gjykatë si adresë ku u lanë të lirë.

Me vendim gjykate këtij grupi iu sekuestruan 55 milionë euro pasuri, një prej shumave më të mëdha që i ka kaluar shtetit, deri më tani. Hetimi ishte pjesë e dosjes “339”, lidhur me tjetërsimin e 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e “Ranës së Hedhun” që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e “Ranës së Hedhun” që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.

Në vendimin e bërë publik dje, theksohet se Apeli ka shtuar me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite për të gjithë personat e dosjes së tjetërsimit të pronave.

VENDIMI I APELIT

Përveç ashpërsimit të dënimeve për të akuzuar për tjetërsimin të mijëra hektarë tokë nëpërmjet falsifikimeve në Kadastrën e Lezhës, me urdhër të SPAK, u vendos edhe sekuestrimi i këtyre pronave që kapin shifrën e 55 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se janë gjithsej rreth 300 mijë metra katrorë tokë. Gjykata vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 75 pasurive që gjenden kryesisht në zonën Ishull-Shëngjin dhe Lezhë. Çështja në fjalë është një fraksion i dosjes 339, e ndarë prej Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Si nisën hetimet ndaj grupit

Hetimi për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin është pjesë e dosjes së famshme “339” në lidhje me trafikun e drogës së një grupi nga Shijaku. Nga përgjimet e Prokurorisë ndaj këtij grupi, përfunduan në “rrjetën” e hetuesve dy ish-deputetë të Partisë Socialiste dhe disa zyrtarë lokalë të përfshirë në tjetërsim pronash dhe transferim të burgosurish.

Hetimi i nisur në vitin 2016 përfundoi në tetor të vitit 2018, me arrestimin e 27 pjesëtarëve të organizatës. Sipas Prokurorisë, grupi i goditur pas operacionit “VOLVO 4”, ishte përfshirë në një sërë aferash korruptive, duke ushtruar ndikim te funksionarë të administratës.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017-n, kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e “Ranës së Hedhun”, që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë