MENU
klinika

Dita e parë që vihej në funksion pas 2 vitesh

Trajleri përplaset me trenin në Fushë-Mamurras

30.04.2022 - 17:31

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Fushë-Mamurras, ku një trajler është përplasur me një tren. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Shkak është bërë mungesa e postbllokut ose e rojeve hekurudhore, por edhe nga pakujdesia.

Çudia vjen pasi prej më shumë se dy vitesh të mungesës të lëvizjes së trenave në hekurudhën Vorë-Shkodër dhe anasjelltas, sot ishte vënë në funksion dhe kjo linjë.