Në tregun e shitjes me shumicë të fruta perimeve në Lushnje ka shumë produkte importi edhe pse qyteti ndodhet pranë fushave më prodhimtare në vend, atyre të Myzeqesë.
Edhe pse ka nisur të dale në treg patatja vendase, në treg shitet më shume patatja e cila ka ardhur nga Gjermania dhe Austria ku dhe çmimi me shumicë është 60 lek, një çmim jo i lirë.
Kërkesë e lartë ka edhe për domaten e importit që shitet me çmim 180 lek njësoj me atë të serave vendase.
Tregtarët thonë se konsumatorët preferojnë më shumë mallin e importit për shkak të cilësisë dhe sigurisë.
Por ndryshe mendojnë fermerët. Ata thonë se produktet e importit nuk janë më të mira se ato vendase.
Ndërsa në tregje shiten mallra importit, kanalet e fshatrave pranë Lushnjes mbushen me produkte të kalbura në sera apo të shkulura për t’i hapur vendin një kulture tjetër bujqësore, nga e cila fermerët presin më shumë fitim.