Një lajm tragjik u raportua në minutat e fundit nga mediat ndërkombëtare lidhur me vdekjen e agjentit të yjeve të futbollit, Mino Raiola, por ai është gjallë.
Agjenti italian nga raportimet e mediave u raportua të ketë ndërruar jetë për shkak të disa komplikacioneve lidhur me një sëmundje që kishte prej kohësh. Por menjëherë ka adhur përgënjeshtrimi.
Më 12 janar dolën thashethemet për gjendjen e tij shqetësuese shëndetësore. Ai ishte shtruar në spital dhe u operua në “San Raffaele” të Milanos për një sëmundje të mushkërive që nuk lidhej me Covid.
Stafi i tij, megjithatë, nxitoi të theksonte se ato trajtime mjekësore që iu ishte nënshtruar përfshiheshin në një cikël kontrolli të planifikuar prej kohësh. Raiola, sipas stafit, pavarësisht asaj që u zbulua nga gazeta gjermane ‘Bild’, nuk ishte në kujdes intensiv dhe as i rrezikohej jeta.
Mohime në këtë kuptim kishin ardhur edhe nga profesor Alberto Zangrillo. Shefi i Anestezisë dhe Reanimacionit të Përgjithshëm dhe atij Kardio-Torako-Vaskular konfirmoi versionin e dhënë nga bashkëpunëtorët më të afërt të menaxherit.