MENU
klinika

Si nisi sherri që tronditi dëshmitarët

U masakrua me thikë në Sarandë, 29-vjeçari dërgohet te Trauma

10.04.2022 - 09:47

Në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Kjo është situata shëndetësore e 29-vjeçarit Dino Majko, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Eniveld Aliaj, 37 vjeç, autori i dyshuar i shpallur në kërkim nga policia.

37-vjeçari Aliaj është me profesion peshkatar dhe njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, pasi ka qenë i shoqëruar muajt e fundit edhe për ngjarje të tjera kryesisht zënka.

SI NISI SHERRI
Zënka mes Majkos dhe Aliajt ka nisur jashtë një lokali në lagjen nr.1 të Sarandës, mbi shëtitoren e qytetit rreth orës 21:50 dhe më pas të dy personat kanë përfunduar duke u konfliktuar brenda tij, teksa dëshmitarët janë shprehur të tronditur për atë që kanë parë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate, në një kohë që në të kanë qenë klientë dhe turistë të shumtë dhe skenat prej tyre janë përshkruar si të tmerrshme.

29-vjeçari është goditur disa herë më thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë, por fatmirësisht nuk ka pasur çarje enësh gjaku dhe gjendja e tij është e stabilizuar, raporton “BalkanWeb”.

PRECEDENTI
Ndërsa autori rezulton një person i njohur për policinë dhe problematikë, nga ana tjetër kjo është hera e dytë që Dino Majko plagoset. Në gusht të vitit 2020, atë herë 27 vjeç Majko u plagos në lagjen 4 në Sarandë me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë për motive banale. Madje Dino doli dhe në emisionin “Fiks Fare” ku denoncoi kualifikimin e veprës penale ndaj tij, të cilësuar si plagosje e lehtë dhe jo e rëndë.

HETIMET
Policia e Sarandës ka ngritur një grup hetimor për krimin, teksa ka shoqëruar disa dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen. Deri tani plagosja thuhet se ka ardhur për motive të dobëta.

Postblloqe të shumta janë ngritur në rrugët hyrëse e dalëse të Sarandës dhe shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ka Gjatë natës ka pasur dhe kontrolle banesash në vendet e dyshuara se mund të fshihet autori.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë