MENU
klinika

Shqiptarët e Odesës

Ushtria perandorake otomane e Myftar Pashës…

05.04.2022 - 17:25

        Nga: Auron Tare

Një fotografi historike e komunitetit shqiptar të Ukrainës. Fatkeqësisht, nuk ka shumë informacion mbi origjinën e këtij komuniteti të vendosur në Odesë dhe në disa fshatra të Ukrainës.

Prezenca e shqiptarëve në Ukrainë, vërtetohet nga dy luftrat ruso-turke, në fundin e vitit 1700 dhe mesin e 1800-ës.

Në të parën, një numër i madh shqiptarësh ishin pjesë e ushtrisë perandorake otomane, të udhëhequra nga Myftar Pasha, i biri i Ali Pashë Tepelenës. Dëshmitë e tij, për pjesëmarrjen në këtë luftë regjistrohen nga dy udhëtarë amerikanë, që janë takuar me të, në Janinë. Duket se një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur të shpërngulen në Ukrainë dhe të ndërtojnë një jetë të re.

Me shumë gjasa, më vonë kanë shkuar edhe tregtarë të ndryshem, të cilët bënin tregti midis territoreve osmane dhe atyre ruse.

Kjo fotografi e rrallë, është një dëshmi e këtij komuniteti, që ende nuk e kishte humbur identitetin e vet.

Lufta e Krimesë, që filloi në tetor të 1853-it, ishte lufta më e madhe europiane, pas epokës napoloniane dhe rreshtoi në fushën e betejës, gati të gjitha fuqitë e kohës. Perandorinë Ruse, Otomane, Britanike, Franceze dhe të gjithë aleatët e tyre.

Interesant është fakti sesi, në luftën e parë ruso -turke edhe në këtë betejë, shqiptarët ishin të ndarë në fushën e betejës. Një repart, kryesisht të shqiptarëve ortodoksë, që vinin nga provincat me shumicë shqiptare, si: Mani, Suli, apo Trakia, në radhët e ushtrisë Imperiale Ruse dhe rreth 4,500 shqiptarë myslimanë dhe katolikë, në radhët e trupave të otomanëve.

Lufta e Krimesë, për nga përmasat dhe furia e betejave ka frymëzuar mjaft piktorë dhe shkrimtarë të kohës; francezë, rusë dhe britanikë që shoqëronin trupat ushtarake.

Ndër të tjera, Leon Tolstoi i përshkruan mjeshtërisht, skena nga këto beteja të ashpra. Interesant është fakti që në radhët e otomanëve ishin një sërë repartesh të ushtrisë egjyptiane të Ismail Pashës, Khedivit shqiptar të Egjyptit, ku ndër të tjera edhe një repart shqiptarësh jugorë.

 

1. fotografitë nga: (M. Haxhiislami)
2. Pikturë në Muzeumin Benaki të Athinës ( autori, i panjohur)
3. shqiptar i kapur rob nga forcat ruse – autor, piktori rus: Vereshchagin
4. trupat egjyptiane në betejën e Krimesë

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit