MENU
klinika

Ngjarja në Portin e Durrësit

Vdekja e 19-vjeçarit, arrestohen tre persona

16.04.2022 - 13:54

Një ditë pas vdekjes së punonjësit 19-vjeçar në Portin e Durrësit, policia ka arrestuar 3 persona që akuzohen se nuk zbatuan rregullat e mbrojtjes në punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin