MENU
klinika

Tregon me detaje për vdekjet e fëmijëve ukrainas

VIDEO/ Pushtimi rus, gazetarja e CNN nis të qajë në raportimin live

15.04.2022 - 10:42

Pushtimi që po vazhdon i Rusisë në Ukrainë po i dëmton të gjithë në mënyra të ndryshme.

Së pari dhe më kryesorja është numri i viktimave të luftës. Barra emocionale po shtrihet përtej kufijve të Ukrainës, siç u demonstrua edhe gjatë një transmetimi live të enjten në CNN.

Gazetarja Brianna Keilar filloi të qante ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga Lviv për fëmijët e prekur nga lufta.

“Qeveria ukrainase thotë se rreth 200 fëmijë janë vrarë në këtë luftë këtu deri më tani,” tha Keilar.

“Ky është numërimi zyrtar megjithëse ka gjasa që shifrat nuk përfshijnë të vrarët në vendet ku luftimet aktive janë duke u zhvilluar, ku zyrtarët ende po punojnë për të konfirmuar vdekjet.”

Keilar e ruajti qetësinë e saj për pjesën më të madhe të raportimit, por nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa përshkruante me detaje vdekjen e Sofisë 6-vjeçare dhe vëllait të saj më të vogël Vanyushka.

Keilar u duk veçanërisht e shqetësuar duke treguar se si xhaxhai i fëmijëve dëgjoi vdekjen e tyre në altoparlant.

“Ajo kishte veshur një palë pizhama me unicorn, një ambulancë e çoi në spital ku vdiq,” tha Keilar. “[Qeveria e Rusisë] nuk besojnë se fotografitë e këtyre fëmijëve janë të vërteta… Ata mendojnë se janë të sajuara nga ukrainasit. Por ato janë të vërteta”, vijoi gazetarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN