MENU
klinika

Takimi me shefin e OKB-së

Vladimir Putin: Negociatat me Ukrainën do t’i vazhdojmë online, s’ka operacione ushtarake në Mariupol

26.04.2022 - 19:37

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në formatin online dhe shpreson që ato të japin një rezultat pozitiv.

Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e ka konsideruar si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shtoi se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar, transmeton BBC. 

Këto komente Putin i bëri në bisedimet që po zhvillon me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ndërsa në orët në vijim priten më shumë detaje nga takimi.