Fqinjët e Merushe Hazizit në shtëpinë e babait të saj ishin në dijeni të situatës që po kalonte 30 vjeçarja e cila nuk pranohej nga vjehrri për nusen e djalit për shkak se ajo kishte qenë e martuar më parë dhe ishte nënë e 3 fëmijëve me burrin e parë. Një prej tyre thotë se ish burri e kishte kërkuar 3 herë Merushen pasi ishin ndarë por kjo nuk kishte pranuar të kthehej.“Ka ardhur 3 herë e ka kërkuar ish burri”, tha ajo.
“Ishte ndarë kur u dashurua me këtë nga Vidhishta? S’e di. Me atë u nda dhe nuk donte të vente më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtej. Ish-burrin e kishte nga Berati. Nuk e donte nuse për djalë vjehrri. Unë e njoh për vajzë të mirë janë të tëra punëtore si motra. Problemi ishte se vjehrri nuk e donte s’e përse djali la nusen e parë dhe mori këtë. Ai erdhi tre herë. Po kjo nuk pranoi”, tha një grua.
Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61 vjeçari e masakroi me thikë 30 vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Pasi kreu krimin u vetëvar në këtë pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë. Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.