MENU
klinika

Deklarata

Vuçiç: Po na bëhet presion për Kosovën

30.04.2022 - 17:38

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, sot para gazetarëve ka folur për ftesën e 4 majit për vizitë në Berlin të marrë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ditë kjo kur në Berlin do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.

Vuciç ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.
Vuçiç thotë se po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, sot para gazetarëve ka folur për ftesën e 4 majit për vizitë në Berlin të marrë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ditë kjo kur në Berlin do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.

Vuciç ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!

Zeka: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi u dërgua shumë shpejt në Hagë – G…
“Nga takimi me kancelarin Scholz, pres të dëgjojë vërejtje për sjelljen e Serbisë, dhe do ta kem mundësinë të shpreh qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vucic ka thënë se pritjet e tij nuk janë shumë të larta dhe se “s’pritet të ndodh asgjë e mirë”.

“Kjo është e gjitha, as keq as mirë. Një mundësi e mirë për të shprehur qëndrimet tona, por ne s’do të ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës e as atë për sanksionet”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Tutje Vucic pretendon se situate në Kosovë “nuk është e mirë” dhe se “gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve” dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Unë jam shumë skeptik lidhur me këtë”, ka thënë Vucic.

Tutje Vucic ka thënë se është shumë i shqetësuar për shkak të “papërgjegjësisë dhe mendjelehtësisë” së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por edhe për shkak të shumë atyre në Perëndim që po e përkrahin politikën e Kurtit.

“Situata në Kosovë është dramatike, dhe populli serb është nën një presion të madh, sepse shumë duan të shfrytëzojnë situatën në Ukrainë për të ndikuar tek serbët për të pranuar diçka”, ka thënë Vucic.

Tutje Vucic ka thënë se Kosova nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit.

Vuçiq tutje ka folur edhe për një “përpjekje” që sipas tij do të rezultonte me “dëbimin e serbëve” apo edhe me detyrimin që Serbia ta njohe pavarësinë e Republikë së Kosovës.

“Ne nuk mund ta përmbushim këtë. Unë jam një skeptik i madh, edhe pse e mbështes dialogun e vërtetë. Sot ai dialog me Kurtin nuk ekziston”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se koha e urdhrave ka kaluar./GazetaExpress/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë