MENU
klinika

Çfarë paralajmëron për muajin qershor (foto)

Vuçiç zbulon detaje nga ‘takimi’ online me Ramën

27.04.2022 - 12:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur detaje nga komunikimi që ka pasur ditën e martë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski përmes një video-lidhje. Vuçiç ka ndarë në rrjetet sociale dhe fotot nga komunikimi teksa ka lajmëruar se takimi i ardhshëm mes tyre do të jetë në Ohër në muajin Qershor.

Në këtë takim thekson Vuçiç, “do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit”.

vucic rama“Sot fola përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë @ediramaal dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e nismës #OpenBalkan në fillim të shtatorit.

Kemi planifikuar edhe një takim në Ohër në qershor, ku do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë!”, shkruan Vuçiç në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN