MENU
klinika

"Na goditi të gjithëve ne!"

Will Smith gjuajti me shuplakë, reagon nëna e Chris Rock

25.04.2022 - 12:33

Nëna e komedianit të njohur, Chris Rock ka folur për herë të parë pas incidentit që përfshiu djalin e saj dhe Will Smith në natën e 94-t të çmimeve “Oscar”.

Të premten, Rose Rock u ul për një intervistë me stacionin lokal të lajmeve të Karolinës së Jugut “WIS-TV” dhe diskutoi momentin kur Smith doli në skenë në “Oscars” dhe goditi Chris, 57, si një përgjigje ndaj shakasë që bëri komediani për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith.

Nëna e komedianit fillimisht mendoi se incidenti ishte i inskenuar derisa Smith filloi t’i thoshte atij: “largoje emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë”.

“Kur ai goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve. Ai më goditi vërtet me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon edhe mua”, tha Rose.

Ajo iu referua gjithashtu përjashtimit 10-vjeçar të Smith nga Akademia dhe shprehu pakënaqësinë e saj.

Vetë Chris nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Smith. Vetëm për audiencën e tij, gjatë turneut të tij aktual botëror, ai tha:

“Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment tjetër do të flas. Do të jetë serioze.”

Rikujtojmë se Will Smith më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it, duke thënë:

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”