Pasi ka reflektuar për ngjarjen, aktori Will Smith ka vendosur të japë dorëheqjen nga “Oscars” (Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Hollywood).
Në deklaratën e tij, ai shfaqet i penduar për atë që ndodhi dhe kërkon të marrë përgjegjësinë që i takon.
“i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”- ka thënë aktori.
Dorëheqja e tij do të thotë se aktori humbet të drejtën e votës, por ende mund të nominohet për një Oscar dhe të fitojë një çmim për çdo shfaqje të ardhshme.
Akademia e ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe do të vazhdojë me procedimet disiplinore kundër aktorit për shkelje të standardeve të sjelljes.
Nga ana tjetër, Chris Rock i cili u duk se e mori me shumë sportivitet në skenë shpullën e mikut të tij, megjithëse nuk e priti aspak dhe u befasua, ka vendosur të mos flasë ende.
Ai është shprehur se ende po e proceson atë që ndodhi. Chris ka treguar se kur të flasë, do të jetë diçka serioze dhe për të qeshur gjithashtu, megjithatë ai mendon se ende nuk ka ardhur momenti.