MENU
klinika

KMSH njoftim të rëndësishëm për besimtarët

Xhamia e Namazgjasë nuk është ende gati

29.04.2022 - 12:35

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë nuk është ende gati. Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë besimtarët duke thënë se falja e Namazit do të bëhet në Sheshin “Skënderbej” më datë 2 maj ora 16:20.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 2 maj 2022, ora 06:20”, thuhet në njoftim.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

XHAMIA E NAMAZGJASE

Xhamia e Namazgjasë në Tiranës, e cila financohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare, konsiderohet më e madhja në Ballkan. Ajo ka një hapësirë ndërtimi prej rreth 5 mijë metrash katrorë, me një kapacitet prej 4500-5000 persona.

Xhamia pritet të jetë një qendër multi funksionale, ku pjesë e saj do të jenë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Nisja e punimeve për ndërtimin e saj është inauguruar 13 maj 2015. Në ceremoninë e hedhjes së themelit të saj merrnin pjesë, presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.