MENU
klinika

Situata në PD

Zheji: Berisha në pozicion komod, po shmang dëmet kolaterale

13.04.2022 - 17:01

Në studion e emisionit “Pikat mbi I” u diskutuan zgjedhjet në çdo strukturë të PD.

Të ftuar në studio ishin analisti Artur Zheji dhe deputeti Flamur Noka. Zheji tha se Berisha tashmë është në një pozicion komod dhe ka si qëllim të shmangë dëmet kolaterale. Nga ana tjetër, Noka, theksoi se Komisioni I Rithemelimit nuk do përçarjen dhe përjashtimin, por bashkimin për të mposhtur regjimin qeverisës.

Zheji: Berisha tani që ka shumicën dhe grupet kryesore vështirë ta largosh nga synimi. Do të kesh përplasje, ndarje de facto të PD, do të konsiderohen këto të tjerët si jo të PD , por kështu do të përfundojë kjo. Doktori nuk ka kohë të presë sepse një provës i gjatë e vështirëson punën e tij. Tentativa dhe durimi i tij bëhet për të shmangur dëmet kolaterale. Po bën skema tolerante, gjithëpërfshirëse.

Noka: Dëshira e mirë e zonjës Açka për të kontribuar në mbajtën bashkë e demokratëve. Sigurisht që e vlerësoj. Partia Demokratike ka që më datë 6 mars që bën thirrje për bashkim. Bashkimi s’mund të ndalohet për 1 apo 2 persona. Kjo është një rrugë që nuk ndalet. Ne jemi absolut të vendosur që çdo energji demokrati të shkojë atje ku duhet, në rrugën drejt përmbysjes së këtij regjimi. Nuk duhet të shpenzojmë energjitë e demokratëve me njëri-tjetrin. Kjo është agjendë e Ramës. Falenderoj zonjën Açka për dëshirën e mirë që ka, pavarësisht se këndvështrimi është individual. Atje ku ka pasur mënjanime. Mund te këtë edhe raste qe është shmangie nga ajo qe duhet te jete. Auditimi do te përcaktoje grup për grup dhe seksion.

 

 

Zheji: Skenografia, pozicioni, gjithçka flet që Berisha është kryetari de facto. Bashkimi grupit s’është ndarë asnjëherë, ka pasur përjashtime. Bashkimet bëhen në një platformë.

Noka: Përjashtimi është individual i Bashës. Mua pardje, drejtuesja e parlamentit më drejtohet si deputet të pavarur sepse nuk më quan si deputet i PD Alibeaj.

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!