MENU
klinika

Emrat

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, Gjykata lë në burg dy punonjësit e policisë

22.04.2022 - 16:47

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy punonjësit e policisë në Komisariatin numër 5 në Kamzë, në të cilin ra zjarr duke humbur jetën një i ndalur, ndërsa 2 të tjetër u plagos.

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, duke i lënë ata në burg, me akuzën për shpërdorim detyre.

Pas rënies së zjarrit në komisariatin e Kamzës, i ndaluari Arben Mici ngeli viktimë, ndërsa u plagosën Dilaver Idrizi një tjetër, si dhe vetë efektivi Boja.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.03.2022, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Tiranë është krijuar një vatër zjarri në dhomat e sigurisë të të arrestuarve. Gjatë kësaj kohe, në dhomat e sigurisë kanë qenë të shoqëruar shtetasit me iniciale D.I dhe A.M të cilët kanë marrë dëmtime shëndetësore nga asfiksimi i tymit të krijuar. Shtetasi me iniciale A.M pas marrjes së ndihmës mjekësore si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë në spital. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim me iniciale H.B dhe F.I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 744 Akti, datë 29.03.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.B.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim H.B, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.I.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim F.I, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.I.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj. Elbana Lluri, me vendimin nr. 364, datë 21.04.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr.744 akti, datë 29.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Tiranë, 21.04.2022

Gjykata e Apelit Tiranë