MENU
klinika

Nga Roland Qafoku

10 efektet që pritet të sjellë zgjedhja e Berishës kryetar i PD

23.05.2022 - 10:03

Sali Berisha pritet të zgjidhet pa asnjë mëdyshje kryetar i Partisë Demokratike sot në zgjedhjet më të çuditshme në historinë e kësaj partie. Edhe pse nuk gëzon statusin zyrtar, nën siglën dhe vulën e Komisionit të Rithemelimit, politikani që në më pak se 5 muaj do mbushë 78 vjeç, rikthehet në krye të PD me shumë qëllime. Mes tyre, ai kryesori është ta kthejë PD në pushtet dhe ai personali të heqë vendimin non grata që i ka vendosur Departamenti i Shtetit. Por çfarë pritet të sjellë zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD-së, të asaj PD-je që në fakt ende nuk ka një konfirmin në gjykatë. Janë të paktën 10 efekte që pritet të ketë zgjedhja e tij jo vetëm në Partinë Demokratike por edhe në gjithë politikën shqiptare.

1.Zgjedhja e Sali Berishës kryetar i PD mban dhe pritet të mbajë për një kohë të pacaktuar ngërçin e të mosqenit kryetar juridik i kësaj partie. Ndonëse Berisha do jetë i zgjedhur me vota në bazë dhe në qendër, ndonëse ai ka realisht më shumë vota se çdokush tjetër në parti, derisa ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë Berisha nuk ka tagrin të jetë juridikisht në krye të partisë. Ndërsa deri tani PD kishte dy grupime me asnjë kryetar të zgjedhur, pas të dielës do kemi një PD me dy kryetarë: Sali Berisha i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit dhe Enkeled Alibeaj i komanduar nga PD-ja zyrtare.

2. Zgjedhja e Sali Berishës kryear i PD pritet të thellojë edhe më tej çarjen e madhe në këtë parti. Jo vetëm grupi parlamentar, jo vetëm strukturat e tjera të partisë por edhe në bazë, PD do jetë qartësisht dhe pas kësaj edhe zyrtarisht e përçarë. Tashmë që nuk do ekzisojë më instituciuoni i Komisionit të Rithemelimit, PD do jetë e ndarë mes dy emrave, Sali Berishës nga njëra anë dhe Enkeled Alibeajt në anën tjetër.

3. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD do sjellë ndërprerjen e komunikimit të SHBA me këtë parti si zbatim i asaj që kanë deklaruar dhe kanë komentuar përfaqësuesit e lartë të shtetit amerikan. Kjo është dhe pritet të jetë më e rënda e të rëndave në historinë afër 32-vjeçare të Partisë Demokratike dhe e fut partinë një një izolim që as është parë e dëgjuar me parë. Se si do funksionojë PD në këto rrethana që zyrarisht e quan ambsadoren Yuri Kim guvernatore, askush deri tani nuk ka arritur të shpjegojë, por ndërprerja e raporteve me SHBA siç janë gjasat të jenë, do të thotë daljen e PD nga skena e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare. Ishte shumë e rëndë ajo që raportuesit CDU/CSU për Ballkanin, Gunther Krichbaum, deklaroi pak ditë më parë sipas të cilës partnerët europianë do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i saj në gjirin e Partisë Popullore Europiane. Ndërsa vete Berisha vijon të sqarojë opinionin se për këtë çështje do ta mbështesë në dy shtylla, atë të betejës ligjore dhe atë të transparencës. Por ama a ka më oreks anëtarësia e PD të bëjë beteja me SHBA dhe Gjermaninë? Më shumë se kurrë kjo parti ka nevojë për të ardhur në pushtet dhe jo për tu angazhuar me beteja ndërkombëtare ligjore.

4. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD, pavarësisht problemeve brenda partisë do sjellë një opozitë shumë herë më të fortë ndaj qeversë. Edi Rama dhe mazhoranca që drejton e kishte shumë herë më të lehtë të bërit opozitë më parë me një Lulzim Basha që kurrë nuk u bë lider, kurrë nuk krijoi besim dhe frymë dhe kurrë nuk krijoi polin e fortë si përfaqësues i lartë i opozitës. Berisha jo vetëm që nuk funksionon kështu por edhe në moshën që ka pritet të bëjë një opozitë të fortë dhe pa kompromise që deri dje ato të Bashës e dëmtuan PD-në duke e lënë për tre mandate në opozitë.

5. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD i shkon shumë për shtat mazhorancës. Me këtë zgjedhje PD arrin në kuota krize edhe më thella dhe kjo ndarje dhe përçarje zyrtare tashmë ia lehtëson PS-së të gjitha betejat politike. E me kë më mirë se me Sali Berishën kryetar dhe me një PD të ndarë në dysh, PS do të ishte kaq komode. Ndonëse ka një dukje që PS preferon Enkeled Alibeajn si kundërshtar zyrtar, ajo që I vlen dhe i duhet është zgjedhja e Berishës në krye të PD. Në këto rrethana, PS jo vetëm do ndërpresë komunikimin me të dhe strukurat e zgjedhura prej tij, por legjitimon një komoditet që i nevojitej pas fitmit të mandadit të tretë. Kjo situatë pritet të sjellë lehtësi të madhe për PS në garën e afërme atë të zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Me një PD të ndarë dhe të përçarë, PS do ta ketë shumë herë më të lehtë ta arrijë fitoren.

6. Zgjedhja e Sali Berishës kryetar i PD pritet ta zgjerojë akoma më shumë hendekun mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste e ka theksuar po aq herë sa SHBA se nuk do ndërmarrë asnjë kontakt dhe bashkëpunim me strukturat që do drejtojë Sali Berisha. Kjo do krijojë një situatë aspak normale në vend dhe distanca që mund të krijohet mes dy kampeve do sjellë efekte padyshim në dëm të funksionimit të politikës.

7. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD pritet të sjellë një riorganizim ndryshe edhe të opozitës në tërësi. Dalja e Ilir Metës nga presidenca më 24 korrik do sjellë një aleancë më të fortë në radhët e opozitë, ndryshe nga ajo e mëparshme që krijoi Lulzim Basha dhe me dyshen Berisha-Meta opozita pritet të ketë tjetër konfigurim. Premtimi i Metës se më 25 prill vendi do ketë një opozitë më të fortë, sigurishtq ë ka brenda edhe bashkëpunimin e LSI me PD-në e Berishës.

8. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD pritet të sjellë një tjetër raport të medias me PD. Përpjekjet e djeshme nga lidershipi iu Lulzim Bashës për ta kapur median kundërshtare nuk kanë për të funksionuar me Berishën. Në një mënyrë apo tjetër, Sali Berisha, ose do ti ketë aleatë, ose do ti ketë armike mediat dhe rrugë të mesme nuk pritet të ketë. Kjo do të vlejë edhe për gazetarët dhe analistët e ndryshëm që mbështesin apo janë kundërshtarë të Sali Berishës. A e keni vënë re dallimin e zyrës së shtypit të Komisionit të Rithemelimit me atë që ngriti Lulzim Basha? Tashmë aty nuk ka as arrogancë, as selektime, e as preferenca. Sigurisht që ka kordinim, por nuk ka urdhra se kush duhet të flasë dhe kush jo. Se kush duhet të dalë nëpër emisione dhe kush jo. Se në cilët media duhet të flasë dhe në cilat jo. Ajo që ndërtoi dhe krijoi Basha me median ishte një kopje e shëmtuar e një modeli që jo vetëm që nuk pëlqehet në komunitetin e gazetarëve, por urrehet. Kjo me Berishën nuk besohet se do ndodhë.

9. Zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i PD pritet të sjellë struktura paralele në PD nga baza në qendër dhe kjo do jetë një betejë tjetër në vijim të asaj që është zhvilluar deri tani. Partia Demokratike zyrtare që mban ende tagrin e PD me firmën dhe vulën, ka probleme të mëdha në bazë dhe si e tillë gjasat janë që erërat të fryjnë në drejtim të mbështetjes së Berishës. Por ama nga ana tjetër duhet të themi se struktura kryesore e partisë, grupi parlamentar, asnjëherë nuk i ka dhënë mbështetje në shumicë Sali Berishës. Por si mund të funksinonojë normalisht një parti dhe një kryetar pa patur mbështetjen e grupit parlamentar? Ky është një ngërç që praktikisht e zhbën të gjithë atë që është ndërtuar nga Komisioni i Rithemelimit.

10. Zgjedhja e Sali Berishës kryetar pritet të konfirmojë krizën e prodhimit të figurave të reja në PD dhe më gjerë. Pas vitit 2013 kur Berisha u largua nga pushteti dhe dha dorëheqjen nga drejtimi i PD, asnjë politikan i kësaj partie nuk ka rritur të bëhet një lider. Habia është se edhe në situatën e krijuar asnjë politikan i ri apo i vjetër nuk arriti të përballej në garë me Berishën. Mania për të krijuar profile politike duke u servilosur pavarësisht një diplome perëndimore, i ka bërë këta politikanë në kufijtë e qesharakes. Mes shumë e shumë konkluzioneve që mund të nxjerrësh nga ajo që po ndodh në PD, mund të themi se kjo është edhe kriza e prodhimit të figurave