MENU
klinika

Legjenda e tenisit në qeli

2 km larg Wimbledon, Becker në burgun famëkeq

02.05.2022 - 17:02

Ish-tenisti gjerman Boris Becker, 54 vjeç, u dënua pak ditë më parë nga gjykata me dy vite e gjysmë burg, nën akuzën për falimentim dhe mashtrim financiar. Aktualisht ai ndodhet pas hekurave dhe po vuan dënimin në një nga burgjet më të këqinj në Angli.

Në një burg ku dhuna mes të dënuarve është e përditshme dhe një rutinë. Jo vetëm kaq, por edhe cilësia e jetës në atë burg, sipas mediave britanike, është mjaft e keqe, teksa të dënuarit kalojnë 22 orë në ditë brenda qelive.

Sipas “Daily Mail”, burgu i Wandsworth është një ndër më të këqinjtë në Angli, ku vuajnë dënimin më shumë se 1300 persona. Një prej tyre është edhe tenisti Boris Becker. Burg ku personeli i sigurisë është i detyruar të përdorë forcën mesatarisht 4 herë në ditë për të ndaluar dhunën mes të dënuarve.

Sipas mediave, Boris Becker do të kalojë të paktën 15 ditë në zonën e “kategorisë B” në këtë burg dhe më pas do të transferohet në zonën e “kategorisë C”, ku niveli i sigurisë është më i vogël.

Burgu i Wandsworth është vetëm 2 kilometra larg zonës së Wimbledon, fushë e gjelbër ku tenisti gjerman shkroi historinë e këtij sporti, duke fituar në vitin 1985, kur ishte vetëm 17 vjeç. Në karrierën e tij, ai ka fituar 6 grand slam, një tenist ikonë, që më pas bëri emër edhe si trajner i Novak Djokovic

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN