MENU
klinika

Nga Zidane, te Messi e Ronaldo

20 “kryeveprat” në historinë e Champions

28.05.2022 - 18:34

Champions League është ai kompeticion në futboll që fusha të dhuron emocione nga më të ndryshmet. Pas atij asisit të dhuruar nga Luka Modric në sfidën me Chelsea, “Eurosport” ka grumbulluar dhe 19 momente të tjera ku gjenialiteti ka folur në fushën e lojës.

Asisti i Modric – Kroati Modric ishte ai që i dha biletën e kualifikimit Realit në sfidën e çmendur me Chelsean, ku me një krosim perfekt me të jashtmen, gjeti Rodrigon i cili dërgoi topin në rrjetë.

Klasi i Redondos – Për të qëndruar sërish te Reali i Madridit kundër një skuadre angleze, ishte viti 2000, ku Retondo bëri një kalim plot klas ndaj Berg dhe huroi një nga asistent më të bukur në historinë e këtij kompeticioni.

Roveshata e van Basten – Në sezonin 1993-94, ishte holandezi i Milanit, Marko van Basten, i cili shënoi një roveshatë fantastike kundër Portos.

Episodi i Ronaldinjos – Askush nuk e harron magjinë e Ronaldinhos dhe sigurisht që askush nuk e ka harruar atë gol fantastik duke “kërcyer” në “Stamford Birdge” përballë Chelseas, duke shënuar gjithashtu një nga momentet më të mrekullueshme në Champions.

Gjuajtja fluturimthi e Zidane – Çfarë do të thotë gjenialitet? Goli i Zidanit në finalen e Champions-it përballë Leverkusenit i përgjigjet kësaj pyetje.

Debutimi i Del Pieros – Një nga debutimet më të bukura në këtë kompeticion, i finalizuar me një gol mahnitës përballë Dortmundit nga legjenda e Juventusit.

Aksioni perfekt – Në sfidën përballë Ajax, aksioni perfekt i Interit i finalizuar nga Krespo është një tjetër gjenialitet që ndodhet në listë.

Parada e pakuptimtë – Gjithashtu nuk mund të mungonte dhe një rast portieri. Gregori Kupe përballë Barcelonës, ishte gati të pësonte një autogol qesharak, por që më pas u kthye në një prej super pritjeve në Champions.

Batistuta, “Mbreti Luan i Hajbërit” – Thjesht një perlë nga argjentinasi përballë Arsenalit, i cili shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Fiorentinës.

Dënimi i të mallkuarve – Zonja dhe Zotërinj, Juninho, pionieri i “Mallkimeve”! Pa dyshim një nga më të mirët në goditjet e dënimit.

TAA – Nuk mund të harrohet kurrsesi, pasimi i Trent Aleksandër-Arnold nga goditja e këndit, që e solli kualifikimin e Liverpul në finale përballë Barcelonës dhe një nga kthimet më të bukura në historinë e futbollit.

CR7 – Fuqi, kohë, koordinim, klas. Kaq e thjeshtë për Ronaldon, një gol që nuk do të harrohet kurrë nga Champions-i.

Beep-Beep Bale – Aty ku emri i tij bëri një bombë të madhe në të gjithë Europën. Aty ku uellsiani Bale mundi i vetëm Interin me një tre-golësh të mrekullueshme në minutat e fundit.

Florenzi nga Colosseu – Kjo ishte nata e tij. Florenzi shokoi Barcelonën me një gjuajtje nga mesi i fushës që përfundoi në rrjetë.

Mbappe mes fanellave – Ndoshta një gol që nuk shërbeu në ndeshjen e dytë, por padyshim një klas i Kylian Mbappe përballë Realit të Madridit.

Magjia e Iniestas – Mesfushori spanjoll që gjithmonë dhuroi spektakël me Barcelonën. Kujtohet ai asist fantastik që i dha Neymarit në sfidën përballë PSG-së, i cili mori topin nga mesi i fushës dhe ia serviri golin brazilianit në një “pjatë argjendi”.

Vetëtimat e Roben – Nëse përmendet emri i tij, të vijnë në mendje golat e tij të famshëm, që të gjithë e dinin se çdo të bënte dhe prapë nuk e ndalnin dot.

Kaka kundër të gjithëve – Kur Kaka i vetëm sfidoi të gjiothë mbrojtjen e Mançester Junajtid të Fergusonit dhe ja arriti të fitonte duke shënuar një nga golat më të bukur në histroinë e Champions-it.

Messi kundër Boateng – Si mund të mungonte emri i Messit në këtë listë dhe sidomos ai gol kundër Bayernit në gjysmëfinalen e 2015, kur e bëri Jerome Boateng të binte në tokë.

Gjenialiteti i Saviçeviçit – Për ta mbyllur, goli i Savicevic përballë Barcelonës, me një gjenialitet fantastik për ta dërguar topin në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Finalja e Champions, formacionet

Liverpool për hakmarrje, Real Madrid për lavdi