MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

3 me 2 raporti i simpatizantëve të Berishës me të Alibeajt

06.05.2022 - 15:59

Qysh nga dita kur Basha dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PD-së dhe Alibeaj u emërua kryetar i përkohshëm i saj, është përvijuar një përballje e fortë politike, mediatike e legale mes këtij të fundit dhe Berishës. Dhe me sa duket kjo përballje ka lënë gjurmë në opinionin publik. Aktualisht, për Berishën kanë opinion pozitiv 27.2% e shqiptarëve, ndërsa për Alibeajn 17.5% e tyre.

Kështu rezultoi në sondazhin Barometër,të kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë (shihni grafikun e mëposhtëm)

Fakti që për çdo 3 simpatizantë të Berishës, ka 2 simpatizantë të Alibeajt, tregon se ky i fundit ka arritur të thithë gjithë përkrahjen që kishte Basha në elektorat para se të jepte dorëheqjen, e madje ka shtuar edhe disa të tjerë (Aktualisht, simpatizantë të Bashës mund të kenë njëkohësisht opinion pozitiv edhe për Alibeajn).

Ndërkohë, qysh kur Basha dha dorëheqjen, edhe Berisha e ka shtuar numrin e simpatizantëve (në Barometrin e mëparshëm ishte në nivelin 25% të opinionit pozitiv). Sidoqoftë, simpatizantë të Kryemadhit mund të kenë njëkohësisht opinion pozitiv edhe për Berishën.

Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se populli opozitarëështë i ndarë në dy pjesë – në çdo 100 përkrahës të opozitës (PD-së, LSI-së, etj.), 60 janë me rrymën e Berishës dhe 40 me rrymën e Alibeajt. Ose ndryshe, mund të thuhet se raporti i përkrahësve të dy rrymave është 3 me 2.


Në qoftë se do të mblidhnim në mënyrë mekanike numrin e përkrahësve të të dyja rrymave, ata pothuaj do të barazoheshin me simpatizantët e Ramës. Por kjo mbledhje mekanike nuk ka aspak kuptim në situatën aktuale politike…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN