MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A dobësohem, megjithëse pesha nuk ndryshon?

08.05.2022 - 10:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A dobësohem megjithëse nuk lëviz pesha?

Mjeku: Një pyetje që e dëgjoj shumë shpesh: “Jam duke ndjekur një regjim ushqimor për të rënë në peshë. Por kur peshohem, peshorja tregon të njëjtën peshë, ndërkohë që të gjitha rrobat më rrinë shumë të gjera. Jam dobësuar apo jo?”

Përgjigja është po. Pesha trupore është një tregues që jo gjithmonë na informon për gjendjen e trupit. Trupi i njeriut përbëhet nga 3 komponentë të ndryshëm, të tilla si: masa dhjamore, indet muskulare dhe likidet.

Në këtë rast masa dhjamore e trupit është ulur (prandaj kemi dhe rënie në perimetër), ndërkohë pesha trupore është e njëjtë, pasi masa muskulare dhe likidet e trupit janë rritur. Kjo ndodh kryesisht te personat që merren me aktivitet ose janë shumë aktivë dhe në disa raste klinike (hipertensioni, ndryshime hormonale, mungesa e magnezit etj).

Përfundimi? Duhet të ulim masën dhjamore në trup, jo thjesht të ndryshojë pesha.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN