MENU
klinika

Analiza

A është drejt fundit, lufta në Ukrainë?

17.05.2022 - 20:02

80 vite më pare, shpërtheu beteja e dytë e Kharkovit në atë që atëherë ishte Bashkimi Sovjetik perëndimor. Ushtria e Kuqe dëboi heroikisht Wehrmacht-in(forcat naziste) nga Moska. Dhe më pas u grumbulluan në perëndim të Izyum, një qytet në jug të Kharkovit, siç njihej atëherë qyteti i dytë i Ukrainës.

Ofensiva pasuese sovjetike, e nisur më 12 maj, ishte një fatkeqësi. Ushtritë sovjetike u zmbrapsën. Mbi 170,000 trupa sovjetike u vranë. Nikita Hrushovi iu drejtua paraardhësit të tij me fjalët, “Ky është “gjeniu” ushtarak i Stalinit,” duke përmendur taktikat e vrazhda të sulmit frontal.

Forcat ruse u grumbulluan sërish rreth Izyum, duke u tërhequr sërish nga Kharkiv siç po ndodh tani. Ka kaluar një muaj që kur Rusia, pasi tërhoqi trupat e saj nga Kiev,  filloi një ofensivë të re në rajonin lindor të Donbasit.

Ideja ishte që të rrethoheshin truat ukrainase në një zonë të madhe që shtrihej nga Izyum në veri deri në qytetin e Donetsk në jug, pjesërisht duke lëvizur në jug nga Izyum. Forcat ruse kanë shënuar shumë pak suksese. Rusia ka marrë pothuajse të gjithë provincën e Luhanskut, ndërkohë që përpara luftës kishte në kontroll vetëm pjesën jugore.

Forcat ruse kanë hyrë tashmë në jug të Izyum, duke marrë kontrollin e fshatrave drejt Barvinkove, një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor dhe qytetet industriale të Slovyansk dhe Kramatorsk.

Megjithatë, përparimi ka qenë jashtëzakonisht i ngadalshëm – një ose dy kilometra në ditë  dhe viktima të shumta. Lufta tani dominohet nga përdorimi i artilerisë, në vend të ofensivave të shpejta.

A Russia army’s military engineer in an explosive suit. Russia has deployed at least 100,000 troops along Ukraine border amid mounting tension in the Eastern Europe. (Photo by EyePress News / EyePress via AFP)

Pjesa më e madhe e provincës Donetsk është ende në duart e Ukrainës.

Kjo nuk është çudi. Teoria konvencionale ushtarake thotë se sulmuesit kanë nevojë për një avantazh tre-me-një ndaj mbrojtësve për të thyer linjat e tyre. Rusia është shumë larg kësaj. Më 15 maj, inteligjenca britanike tha se forcat e armatosura ruse kishin humbur një të tretën e fuqisë luftarake të angazhuar fillimisht për pushtimin e Ukrainës.

Njësitë ruse po operojnë me fuqinë e tyre të plotë, pavarësisht përpjekjeve për të bindur ish-ushtarakët të marrin pjesë në luftë me shumë të  mëdha pagash. Edhe nëse forcat ruse arrijnë deri në Severodonetsk, Slovyansk dhe Kramatorsk, humbja e ushtarëve ka të ngjarë të dobësojë aftësinë e tyre për të luftuar edhe më tej.

“Rusët vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime taktike si në fillim”, sipas një zyrtari perëndimor.

Një shembull i kësaj është Bilohorivka, një vendbanim në jug-lindje të Izyum, ku bregu i lumit Siverskyi Donets është i mbushur me dhjetra automjete të shkatërruara ruse pasi artileria ukrainase shkatërroi një urë ponton duke penguar kalimin e forcave ruse.

Fitoret e tilla i kanë nxitur ukrainasit. Megjithëse pjesa më e madhe e Donbasit është në kontrollin e forcave ruse, trupat ukrainase kanë në kontroll vetëm Severodonetsk. Kundërsulmet e Ukrainës në veri dhe në lindje të Kharkiv i kanë detyruar rusët të kthehen dhjetëra kilometra pas, jashtë rrezes së qytetit dhe në disa vende të kthehen në kufi.

Këto kundërsulme mund të lejojnë Ukrainën të kërcënojë linjat ruse të furnizimit përmes Vovenchansk, i cili shtrihet në rrugën midis qytetit rus të Belgorod dhe vijave të frontit rreth Izyum, dhe ndoshta edhe të godasë zonat ruse rreth  Belgorodit.

Sigurisht ka pasur edhe faktorë të tjerë. Avionët luftarakë ukrainas kontrollojnë hapësirën ajrore mbi Donbas, duke përfshirë edhe vetë Izyum, pavarësisht nga afërsia me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore mbi kufirin në lindje.

Gjatë dy javëve të fundit, dronët dhe avionët ukrainas kanë goditur në mënyrë të vazhdueshme helikopterët rusë, raketa  tokë-ajër mbi dhe rreth ishullit të Gjarprinjëve, një dalje e vogël në cepin veriperëndimor të Detit të Zi, pranë Odessa.

Dhe ndërsa Rusia po përpiqet të plotësojë forcat e saj, Perëndimi po dërgon në Ukrainë armë, përfshirë artilerinë e rëndë. Më 11 maj Dhoma e Përfaqësuesve së Amerikës miratoi një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila, nëse miratohet nga Senati, do ta çonte totalin e ndihmës  amerikane në 54 miliardë dollarë – ekuivalent me 7% të buxhetit të propozuar të mbrojtjes nga administrata e Bidenit.

“Koha është në favor të Ukrainës”, tha Muzyka. “Nëse Rusia nuk mobilizimin e forcave të saj të armatosura jo vetëm që do të pengojë përparimin e forcave ruse gjatë javëve të ardhshme, por fluksi i armatimit perëndimor dhe personeli ukrainas do të lejojë që Kievi të zbrapsë njësitë ruse në një front shumë më të gjerë.”

Disa gjeneralë ukrainas janë shprehur optimistë.

“Pika e thyerjes do të ndodhë në pjesën e dytë të gushtit,” deklaroi gjenerali Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, në një intervistë me Sky News më 14 maj.

“Shumica e aksioneve ushtarake do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti,” tha ai.

“Si rezultat, ne do të rimarrin kontrollin e të gjitha territoreve që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë.”

Rusia e ka pasur të vështirë të futet në Donbas pjesërisht sepse ky rajon ka qenë një zonë lufte aktive për tetë vite, që kur Rusia nxiti dhe mbështeti për herë të parë një kryengritje të armatosur kundër Ukrainës në vitin 2014. Ushtarët e Operacionit të Forcave të Përbashkëta, siç quhen njësitë ukrainase në Donbas janë të pajisura mirë.

Por ato kanë mbajtur edhe pozicione mbrojtëse. Kjo i mbron ata nga breshëritë e pamëshirshme të artilerisë që kanë  shkatërruar pjesë të Donbasit gjatë javëve të fundit. Por gjithashtu i bën ata më pak të aftë për të kundërsulmuar.

Forcat ukrainase janë të afta për “manovra taktike”, si operacionet rreth Kharkiv, sipas një zyrtari perëndimor. Por shndërrimi i kundërsulmeve në një kundërsulm të plotë do të jetë një sfidë.

Vështirësitë e Rusisë në Ukrainë kanë shërbyer për të na kujtuar se lufta tenton të favorizojë mbrojtësin.

Nëse Ukraina do të sulmonte pozicionimin e forcave ruse, do ta kishte më të vështirë të përparonte. Pikërisht për këtë arsye, forcat ruse në provincat Kherson, Mykolaiv dhe Zaporizhia në Ukrainën jugore, kanë hapur llogore dhe kanë ndërtuar fortifikime betoni, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një institut kërkimor.

“Në përgjithësi, beteja po ruan një balancë të mirë,” sipas zyrtarit. “Personeli ukrainas është shumë i motivuar dhe me shumë përvojë, dhe ka një numër të konsiderueshëm të ushtarë mbrojtjës por ndoshta nuk ka aftësitë që mund të kenë nevojë.”

Armët perëndimore kanë qenë të bollshme, por jo vendimtare, të paktën deri më tani. Humbjet e forcave ruse janë pothuajse të njejta me të forcave ukrainase.

Ky vlerësim iu bë jehonë më 10 maj nga gjeneral Scott Berrier, kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes.

“Rusët nuk po fitojnë por dhe as ukrainasit nuk po fitojnë,” tha ai. “Ne jemi në një ngërç këtu,” tha ai.

Burimi: The Economist