MENU
klinika

Vjen reagimi i Olsi Bylykut

A është krisur marrëdhënia me Bes Kallakun?

27.05.2022 - 10:37

Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka qenë mbrëmë i ftuar në programin “Goca dhe Gra”. Ai ka folur për jetën e tij personale por edhe atë profesionale, ku ndër të tjera ai u ndal edhe te marrëdhënia e tij me aktorin Bes Kallaku.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre? Shumë media shkruan se ka një krisje në miqësinë e Olsit dhe Besit. Mirëpo, tanimë Olsi ka një përgjigje për të gjithë, duke treguar kështu edhe raportin që ka me Besin.

Gjatë fjalës së tij, Olsi pohoi se ata janë shkëputur nga njëri tjetri dhe marrëdhënia e tyre është ftohur.

“Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur. Por edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mund të takoj. Mendoj që edhe rruga që ka vazhduar secili [ndikoi]…” –tha ndër të tjera Olsi.

I gjithë hamendësimi për krisjen e raportit të tyre erdhi në momentin kur Besi nuk u pa në festën e ditëlindjes së Olsit.

Pikënisja e këtyre lajmeve u bë festa e ditëlindjes së Olsit, ku mes shumë personazheve të njohur të ftuar, u vu re mungesa e Besit. Jo vetëm kaq, por Olsi tha edhe se shumë miq të tij nuk erdhën në festën e ditëlindjes pasi kanë patur shumë angazhime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure