Të ftuar këtë të premte në “Pikat mbi I”, ishin avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji. Ngjela tha se akuzat e Ramës ndaj SPAK e dëmtojnë këtë organ hetimor, ndërsa shtoi se ajo ka mbrapa SHBA-të dhe do të hetojë çështje të mëdha.
Nga ana tjetër, edhe analisti Zheji është i këtij mendimi. Ai theksoi se deklaratat e Ramës kanë si qëllim të politizojnë SPAK-un.
Zheji: Çdo përpjekje për t’i përcaktuar agjendën SPAK-ut është e gabuar. Në këtë këndvështrim nuk di, jam në dilemën mes faktit se Rama ka shqetësim për figurat e majta që po goditen, apo ka si qëllim për të politizuar SPAK-un. Nëse SPAK ka një dosje ndaj Berishës dhe fakti që Rama e thotë këtë gjë, duket se SPAK-u merr urdhër nga Rama. Për mua këtu qëndron thelbi i gabimit, faktorizimi i Berishës duke ia dhënë SPAK-ut si detyrim për ta hetuar. I lind më pas e drejta doktorit të thotë që SPAK merr urdhër nga Rama.
Ngjela: Kryeministrat që i japin urdhra gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i japin publikisht, i thërrasin në zyrë. Nuk i hymë analizës sepse kryeministri s’e përjashtoj që e ka politik. Por është politik e s’ia gjej gjurmët. Politika nuk kapet. Nëse ai e ka bërë nga marrëzia nuk diskutohet. Nëse nga shqetësimi i brendshëm, nuk flitet. Ai flet politikisht. Ku e ka politikën këtu s’e di. Një gjë është e sigurt që është politike. Po SPAK-u vetë si ndihet? SPAK-u është organ sekret, nuk flet me askënd. Cfarë lidhje ka me kryeministrat dhe presidentët? Ato dihen që janë të korruptuar, populli i di. Shqiptarët e dinë që janë të korruptuar. Vetëm gazetaria s’e di, populli e di. Janë me vila, pallate. Janë edhe të investiguar nga ekspertiza e huaj. Të plota. Kur do të veprojë SPAK-u? Ajo nuk drejtohet nga askush. Asnjë shqiptar nuk hy dot në SPAK, ndërkombëtar po. Te SPAK-u bëj gjyqe unë. Ik shikoni që ka ekspertë amerikanë, hetues. SPAK-u nuk ka më hamendje. Unë flas me fakte. Çfarë do të ndodhë? Ne na duhet çfarë do të ndodhi në Shqipëri. Sipas analizës sime, jo private, por me ekspertë që kam marrë unë. Duke parë në Shqipëri, naftën, mineralet, në rast se nuk do të kishte korrupsion 25-vjeçar, rroga minimale do të ishte 1 mijë euro. Kapitali është si miu, nga mbytja ose tërmeti. E keni parë që minjtë largohen 10 min para se të bie tërmeti. Kjo na ka dëmtuar. Janë në radhë 4 kompani të mëdha që duan të hynë në Shqipëri për investime, por nuk futen prej korrupsionit. Na ka dëmtuar shumë korrupsuioni.
Zheji: Janë 2 nivele. Politika mundohet t’i vijë përballë, të influencojë. Ndërkohë që SPAK në ndërtimin e vet ka dhe duhet të ketë interesa strategjike afatgjata, duhet të kthejë tokën përmbys. Të bëjë punim tërësor për të çrrënjosur kryesisht korrupsionin dhe kriminalitetin e lidhur me politikën. Mua s’më pëlqen të komentohet shumë SPAK-u. Ne kemi rezultate të dukshme, të pa mjaftueshme. Kemi ish-ministra, deputetë, njerëz të rëndësishëm që përflitet se janë duke u hetuar. Kjo ka krijuar një turbulencë. Politika në të dyja krahët do të donte që SPAK-u të merrej me krasitje. Për mendimin tim, SPAK-u po puno në trung, jo me krasitje. Kemi 2 titullarë të politikës që flasin gjatë për SPAK-un dhe sikur nuk ka kryefjalë tjetër në Shqipëri.
Ngjela: Nga rezultatet që kemi janë fantazi. Nuk është e thjeshtë çështja e krimit të organizuar në Shqipëri. Ka një ekuacion që vijon, është krimi shtetëror, i cili forcon krimin e organizuar. Pa krimin e organizuar nuk fitohen para. Krimi i organizuar ka kapur tregun. Kjo vjen në një moment të caktuar. E gjithë Shqipëria e ndjen që ne drejtohemi nga krimi. Është kjo rrugë që lanson shoqërinë. Ndërkombëtarët na ngritën SPAK-un për të drejtuar krimin shtetëror. Ka hyrë edhe politika e lartë amerikane për këtë problem. Hetimet e SPAK-ut janë sekret. A mund ta gjykojë SPAK Berishën? Unë them jo, sepse eci sipas kësaj logjike; kemi ndonjë rast ne si Saliu që ka shkuar në një gjykatë ndërkombëtare? Kemi. Kemi Thaçin. Thaçi s’u gjykua nga gjykata e Kosovës? Pse? Sepse është shefi i UÇK, që është ende e armatosur. Politika amerikane, arriti në konkluzionin që ky do të gjykohet për korrupsion. Denoncimi do të vijë nga Amerika. Ai thotë që e ka bërë Soros, por në fakt hetimin ndaj Berishës e ka bërë FBI-ja. Këtë akuzë që ata e kanë të provuar. Goditja duhet të vijë nga organe të pavarura, jo nga opozita, sepse do të thuhet që është hakmarrje. Kjo është doktrinë. E ka origjinën nga Bonaparti.
Zheji: Mbaj mend që Berlusconi sulmonte shumë Prokurorinë e Milanos. Thoshte “togat e kuqe”. Ambasadorja amerikane mbron hapur SPAK-un se po e kupton që po sulmohet. Sulmi më i madh është që ta tërheqësh në politikë, t’i detyrojë ata të prononcohen. Kjo është djallëzore. Këtu ka një bashkëpunim mes palëve të politikës.
Ngjela: Janë organe që mezi i kemi ngritur. A është politikë e gabuar apo se jo kjo e Ramës do e tregojë koha. Ne te SPAK e kemi shpresën. Te eliminimi i krimit të organizuar te ai politik. SPAK nuk është vetëm, kanë mbrapa Atlantikun. Atje ka ekspertë të huaj. Rama foli për gjyqtarët që kanë dalë nga vettingu dhe të hetohen për korrupsion. Por është e vështirë. Si do të gjenden provat? Pushtetarët e mëdhenj nuk e justifikojnë pronën, të konfiskohet. Duhen prova.