MENU
klinika

“Na bombarduan të gjithëve”

Albërije Hadërgjonaj: Beatrix ka vuajtur shumë

17.05.2022 - 11:29

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka folur shpesh për marrëdhënien e ngushtë që ka me mbesën e saj, Beatrix Ramosaj. Ajo i ka qendruar pranë edhe gjatë kohës që Trixa doli nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP” dhe u përball me sulme të ndryshme. Së fundmi, Albërija ka reaguar për këtë moment, duke u shprehur se komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira.

“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë. Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negative e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”, tha këngëtarja në “Në kurthin e Piter Pan”.

Kujtojmë që ndonëse ka tre muaj që ka mbaruar “BB VIP” vazhdon të zgjojë interesin e publikut. Së fundmi, në rrjet po flitet për një rikthim të Borës me Donaldin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN