MENU
klinika

Një thumb për aktorin...

Aleksia Peleshi konfirmon ndarjen nga Romeo: U nxitova!

03.05.2022 - 10:49

Pasi theu heshtjen mbi ndarjen e saj nga Romeo Veshaj, Aleksia Peleshi tha se të paturit një lidhje publike erdhi me peshën e kompromisit. Në programin “Rudina” , vajza e ministrit të Mbrojtjes sqaroi se mendonte se duhej të shfaqej sa më e lumtur dhe e dashuruar në syrin publik duke harruar se e rëndësishme për të ishte të ishte vërtet e lumtur. Gjithsesi, ajo pohon se mbajnë një komunikim paqësor, edhe pse duket se nuk do kalojë më në anën jugore të Shkumbinit.

Aleksia tha se është nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër, gjërat mes tyre ishin serioze. Mes të tjerash ajo tha se familja e aktorit të humorit ishte bërë një familje e dytë për të. “Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time…” tha mes të tjerash ajo.

Pjesë nga biseda:

Aleksia Peleshi: Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, kaq gjerësisht sa po e shpjegon ti dhe me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.

Rudina Magjistari: Keni bashkëjetuar?

Aleksia Peleshi: Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.

Rudina Magjistari: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?

Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.

Rudina: Pra ka qenë një ndarje me mirëkuptim le të themi.

Aleksia: Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.

Rudina: Meqë jeni të dy personazhe publikë dhe pyetja që pason është kjo: relatat i keni mirë, ruani një komunikim?

Aleksia: Jo, relatat i kemi mirë. Por që babi im thotë një shprehje: “eh sa ujë do rrjedhë”, kështu që dhe unë po them: të rrjedhë uji, mundësisht nga Shkumbini e sipër kësaj radhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aleksia Peleshi i tregon të gjitha

Shkak për ndarjen e Jonida Maliqit dhe Romeos?

“Je yll dhe merresh me Romeon”

Aleksia Peleshi i mbyll gojën ndjekësit