MENU
klinika

Polici ra në humnerë gjatë operacioni antidrogë/ Reagon Niko Peleshi

Ambasada e SHBA: I plagosur edhe një tjetër efektiv!

29.05.2022 - 11:22

Dy efektivë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme gjatë një operacioni anti drogë në zonën e Dukagjinit. Policia fillimisht raportoi për një efektiv të lënduar por nga deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë ka rezultuar se kanë qenë dy policë që të cilët kanë mbetur të plagosur.

“Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it.

Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, ka shkruar ambasada e SHBA një natë më parë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai thekson se për shkak të terrenit të vështirë, misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Haëk për shpëtimin e dy efektivëve të FA.

“Mirënjohje dhe falënderime efektivëve të Misionit të KFOR në Kosovë për mbështetjen që u dhanë efektivëve tanë të Forcave të Armatosura në aksionin e shpëtimit të jetës së dy punonjësve të policisë, që u aksidentuan në zonën malore të fshatit Shosh, në Dukagjin. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë që pamundësonte tërheqjen e sigurt të të plagosurve, në ndihmë të helikopterit të FA EC-135 (ZA-XHB), misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk. Shërim të shpejtë dy punonjësve të policisë!”, shkruan Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN