MENU
klinika

Deklarata e Ramës për t’u ndarë në rrugën drejt BE

Ambasadori i RMV: Synojmë marrëveshje me baza të forta!

24.05.2022 - 12:56

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në një intervistë nga Pusteci, Dancho Markovski ka folur për çështjen me Bullgarinë dhe negociatat.

I pyetur nëse Ballkani i Hapur ka dështuar, ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë dhe se deri më tani ka dhënë rezultate të mëdha dhe pozitive.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Mendon se brenda qershorit do të zgjidhet çështja me Bullgarinë për negociatat dhe si e sheh kërkesën e Ramës për tu ndarë në rrugën e negociatave?

Përgjigje: Këto janë pyetje interesante tani, dua tu them që ne jemi të përkushtuar në bisedimet me Bullgarinë dhe do të jemi deri në fund, atë çfarë dua të arrijmë me Bullgarinë është një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme apo të ngelen çështjet e hapura ndërsa përsa i përket pyetjes tjetër për Ramën lidhur me atë çfarë ka thënë, unë mund t’ju them që ne së bashku me Republikën e Shqipërisë po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi së bashku. Mund t’u them që procesi i zgjerimit varet dhe nga vendet anëtare të BE, në këto momente kemi ca iniciativa nga Macron por mendoj se është Brukseli që do të thotë në cilin drejtim do ecim. Atë që po përpiqen kryeministri Rama dhe Kovacefski është që ti tregojnë Brukselit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende që gjenerojnë stabilitet dhe me luftën në Ukrainë e pamë sa e rëndësishme është kjo. Unë mendoj si Shqipëria dhe Maqedonia i kanë mbaruar detyrat e tyre dhe procesi nëse do të ndahen apo jo ngelet për tu parë. Komisioni Europian ka thënë disa herë që janë përmbushur kërkesat, por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën.

Pyetje:-Nëse procesi i integrimit do bëhet akoma ma i ngadaltë a rrezikohet rajoni?

Përgjigje: Nuk po flasim për dy shtete këtu kemi Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Serbinë, flasim për një rajon më të gjerë. Është normale që të mendohet që lënia e këtyre vendeve të këtyre vendeve jashtë Europës mund të ketë ndikime të forcave të treta, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që bota po përballet me një krizë të madhe duke parë edhe si një ndarje edhe bashkive ndërkombëtare.

Pyetje: A ka dështuar projekti Ballkani i Hapur duke qenë se ishin vetëm 3 vende, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Përgjigje: Jo.. Ballkani i Hapur po jep rezultate të mëdha dhe pozitive, muajin e ardhshëm do ketë takim të 3 liderëve, kemi dëgjuar sinjale pozitive nga kryeministri ri i malit të zi, atë çfarë dua të them është që 4 liritë, janë për qytetarët ose për përfitime ekonomike dhe jo për marrëveshje politike.