MENU
klinika

Ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare

Arrestohet sërish këngëtarja Fjolla Morina

04.05.2022 - 19:13

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë. Sipas mediave kosovare, ajo është ndaluar nga policia vendase në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet.

Ndërkohë, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi është shprehur për mediat se ajo vetëm është shoqëruar në polici.

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Këngëtarja Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arrestua më shumë se një vit më parë nga autoritetet shqiptare në kufi me një armë zjarri pa leje.

Mbi këngëtaren kosovare, rëndon akuza e trafikut të municioneve dhe armëve në Shqipëri. Ajo ishte shpallur në kërkim më datë 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja u martua gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Kryqëzohet' nga mediat kosovare

Fjolla Morina ‘banorja’ më e re e Kukësit!

Ja fotoja që ngriti dyshimet!

Fjolla Morina ka dalë nga burgu?!