06.05.2022 - 19:36
Inter po ndeshet në shtëpi Empolin në sfidën e javës së 36-të të Serisë A, ku zikaltrit kërkojnë me ngulm 3 pikët për garën për titull.
Skuadra e Inzaghit ndodhet në vendin e dytë momentalisht, me vetëm dy pikë larg Milanit kryesues dhe në raast fitoreje, do të shpresojë te një gabim i kuqezinjve në sfidën me Veronën.
Por Empoli ka surprizuar, duke qenë shënuar dy herë. Të aktivizuar dy shqiptarë, me Bajramin dhe Asllanin, ky i fundit ka shënuar golin e dytë, duke shtangur zikaltrit. Por inter shënon dy gola më pas dhe barazon në fund të pjesës së parë 2-2.