MENU
klinika

Dy skuderi të reja

Audi dhe Porsche do të garojnë në Formula 1

04.05.2022 - 13:47

Duke nisur nga viti 2026, në Formula 1 do të hyjnë edhe dy marka të rëndësishme të automobilizmit, Audi dhe Porsche. Atë vit do të hyjnë në fuqi edhe rreullat e reja teknike, që u japin mundësi këtyre dy markave të garojnë në sportin më të bukur të shpejtësisë.

Lajmin e konfirmoi Herbert Diess, administratori i deleguar i Wolkswagen. Për Audi ky është një debutim absolut në Formula 1, ndërsa për Porsche ky është një rikthim teksa është larguar nga Formula 1 në vitin 1991.

“Hyrja jonë në sportin e Formula 1 është i lidhur me popullaritetin që ka ky sport në botë. Formula 1 po zhvillohet në mënyrë pozitive nën drejtimin e Liberty Media. Planet tona janë shumë të avancuar për sa i përket Porsche dhe disi më pak me Audi”, – tha Diess.

“Kishim nevojë për një ndryshim të rregullores për të hyrë në këtë sport. Duhet 3-4 vite për të zhvilluar një motor, ndërkohë që rregullat aktuale janë miratuar që para 9 vitesh. Mendojmë se nga viti 2026 e në vazhdim, Formula 1 do të jetë sporti më spektakolar i garave”, – u shpreh Diess.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon