MENU
klinika

"Kleçka” që pritet të fundosë Sali Berishën!

Avokatët e njohur tregojnë rrugën që do ndjekë SPAK për të zbardhur “21 Janarin”

12.05.2022 - 09:49

Ish-kryeministrin Sali Berisha duket se do ta presin shumë telashe, pasi hetimet për vrasjen e Aleks Nikës kanë kapërcyer kufijtë shqiptarë. Dje gazeta bëri me dije se në një laborator në Romë të Italisë, është duke kryer një ekspertizë që pritet t’i japë një tjetër drejtim hetimeve të rihapura nga prokuroria shqiptare. Laboratori në Romë është përzgjedhur nga prokurorët e çështjes, pasi është i kualifikuar për ekspertizë të tillë, që bën të mundur edhe përftimin e të dhënave për identifikimin e armës që ka kryer qitjen mbi të riun nga Lezha Aleks Nika.

Por, për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj çështje dhe ecurisë së saj, gazeta “Sot” kontaktoi me juristin dhe avokatin e njohur, Idajet Beqiri, i cili tregoi formulën që do ndjek SPAK për të zbardhur “21 Janarin”. Sipas tij, “kleçka” që pritet të fundosë Sali Berishën është pikërisht prova shkencore që do sjellin italianët sa i takon ekzaminimit të predhës që është qëlluar mbi të ndierin Nika, gjatë protestës së opozitës së kohës më 21 janar të vitit 2011.

“Mendoj se mund të zbulohet diçka, pasi ajo është vrasje që u bë në Bulevard dhe është një vrasje e cila lidhet me vrasjet e tjera dhe sa kohë që janë zbuluar vrasjet e tjera dhe dihen autorët dhe urdhëruesit dhe ajo e Aleks Nikës nuk është e vështirë. Mendoj se ajo është si një rrethanë e cila do ta ndihmojë më shumë procesin për ta rihapur gjyqin. Mbase nuk do të dal ekzekutori, por ai që e urdhëroi dhe ndihmësi i tij dihen dhe janë autor me emër dhe mbiemër dhe do të përgjigjen penalisht. Ajo provë do të jetë e rëndësishme sepse ndihmon rishikimin e vendimit, ndihmon marrjen në përgjegjësi penale të ekzekutorit real që e ka bërë atë vepër, ai që ka qëlluar mbi Aleks Nikës dhe jam shumë shpresëplotë se do të jetë një provë shkencore që do të ndihmojë procesin”, deklaroi Beqiri.

Ja 3 personat që kanë dhënë urdhër për vrasjet më 21 Janar 2011
Më tej, i pyetur se nëse do të nis edhe një hetim penal ndaj personave që janë të përfshirë dhe përflitet si urdhërues si ish-kryeministri Sali Berisha, ai deklaroi se po. Avokati Idajet Beqiri vijoi më tej duke thënë se vrasjet e 21 janarit janë vrasje të cilat kanë një kokë që i kanë frymëzuar dhe që i kanë organizuar siç ishte urdhëruesi kryesor sipas tij kryeministri i vendit në atë kohë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës së republikës.

“Mendoj se po, sepse do të rishikohet patjetër. Faktikisht janë gjykuar dhe dënuar për vepra penale që nuk janë ato realet, janë lehtësuar pozitat e ekzekutorëve duke u konsideruar vrasje të thjeshta deri edhe tek vrasje nga pakujdesia, në një kohë që ato janë vrasje me paramendim dhe janë vrasje të cilat kanë një kokë që i kanë frymëzuar dhe që i kanë organizuar vrasjet, siç ishte urdhëruesi kryesor kryeministri i vendit në atë kohë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës së republikës. Këta janë 3 persona kryesor që do të merren si organizator dhe organizues nga vrasjet.

Avokati: Vrasjet e 21 janarit nuk ishin nga pakujdesia
Ndërkohë edhe avokati i njohur, Dorian Matlija ka folur në lidhje me lajmin e bujshëm për rihapjen e hetimit për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. Sipas tij, dosjet që po shqyrtohen kanë pasur probleme të mëdha dhe sot është hedhur një hap përpara për zbardhjen e së vërtetës. Avokati u shpreh se vrasjet e 21 janarit nuk ishin nga pakujdesia, por me dashje.“Për dosjen e 21 janarit ka pasur ekspertiza të pasakta. SPAK po mundohet të japë një shenjë pozitive, por procedurat janë të vështira. Tani është mundësia që të ribëhen edhe njëherë pyetjet, të pyetën njerëzit që nuk janë pyetur asnjëherë. Nuk u mor në pyetje gazetari që u plagos, i cili ishte shumë afër Hekuran Dedës që u vra. Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN