MENU
klinika

“Shanset që Bullgaria të heqë veton, thuajse 0”

Balla për integrimin: Të bëjmë ‘detyrat e shtëpisë’ së Komisionit Evropian

11.05.2022 - 16:40

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se ka zero shanse që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Balla tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë të përcaktuara nga Komisioni Europian.

“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë thuajse 0. E dimë se sa e vështirë është që të bësh një rezolutë në parlamentin bullgar, për të kërkuar mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Bullgarinë. Kjo është çështje që nuk na takon. Kjo është mbledhja e parë e një serie intensive që kemi që t’i paraprijë qershorit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është me rëndësi. Në progres-raport thuhet dhe po e lexoj; Komisioni Europian rekomandon të sigurohet që procedurat penale të nisin në mënyrë sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorive. Ajo që po themi ne është se detyrat e shtëpisë që na ka vendosur KE ti bëjmë në mënyrë intensive dhe të menjëhershme. Në takimet e ardhshme, do të kemi dhe drejtues të prokurorisë, dhe të SPAK, që t’i marrim një për një. Roli drejtues është monitorimi i detyrave që na janë vendosur. Dy përfaqësuesit e qeverisë që kanë ardhur në këtë takim, ministri Brendshëm dhe zoti Koçi, t’i dëgjojmë me vëmendje se çfarë është bërë. Kemi arritur në kohë rekord që të plotësojmë legjislacionin dhe të plotësojmë kriteret që u vendosën nga ManyVal.”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama në Berlin për çeljen e negociatave

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?


“S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime“

Ilir Meta në gjyq: Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit

“Kur morëm qeverisjen na dukej ëndërr ta ulnim borxhin sa është sot“

Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik!