MENU
klinika

Reagimet e dy politikanëve

“Ballkani i Hapur”/ Vuçiç fton kryeministrin e Malit të Zi

25.05.2022 - 12:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më 25 maj, Vuçiç u takua me Abazoviçin, teksa të dy liderët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazovicin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçic përmes një postimi në Instagram.

Ndërkaq, Abazovic tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazovic në llogarinë e tij në Twitter.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazovic e mbështet konceptin e kësaj nisme. Abazovic ka shprehur mbështetje për këtë nismë gjatë një interviste për Klan Kosovën më 11 maj.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Davosit, Abazovic është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe dy liderët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projekteve infrastrukturore që kanë për qëllim të krijojnë lidhje më të mira midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.

REL

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!