MENU
klinika

Del hapur ndaj Semit

Beatrix nuk e humb rastin për t’u “hakmarrë”

25.05.2022 - 10:12

Semi dhe Beatrix janë dy nga konkurrentet më të përfolura të “Big Brother VIP 1”.

Gjatë qëndrimit në BBV këngëtarja Semi Jaupaj është kritikuar në publik pasi aludohej se ajo ishte “pengesë” e historisë së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Pas daljes nga spektakli dhe historisë së tij brenda në shtëpi me Beatrixën , këngëtarja i dedikoi çiftit këngën e saj ‘Mos u kthe’.

Pak kohë më parë Semi ka rrëfyer në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj se teksti u frymëzua nga bëmat e Donaldit, duke iu referuar lidhjes që ai krijoi me Beatrix Ramosajn.

“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”– tha Semi.

Kujtojmë se dyshja Semi dhe Beatrix kanë patur një raport tepër të mirë gjatë qëndrimit në shtëpi. Miqësi kjo që mori fund me lidhjen e Donaldit me Beatrixën.

Komenti i një ndjekëseje në një foto të postuar nga Beatrix i ka tërhequr vëmendjen kësaj të fundit. Si duket Beatrix nuk e ka humbur këtë rast për ta hedhur një kunjë ndaj Semit në lidhje me ‘bëmat’ e Donaldit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po përjetoj një periudhë të vështirë”

Çfarë ka ndodhur me Semin pas “Big Brother VIP”?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure