MENU
klinika

Rikthehen reshjet e forta të shiut

Bëni gati çadrat! Stuhi breshëri në javën e ardhshme

01.05.2022 - 12:09

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java pritet të nisë me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie. Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të fresketa me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.

Reshje, shtrëngata e rrebeshe do të jenë në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës do të jetë 2 deri 4 ballë kryesisht të premten.

E premtja shoqërohet edhe me rritjen e temperaturave në të gjithë vendin.