MENU
klinika

"Duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend"

Berisha çel fushatën për kryetar të PD në Elbasan

13.05.2022 - 19:02

Ish-kryeministri Sali Berisha ka çelur sot fushatën për kryetar të PD në Elbasan. Ai është pritur nga deputeti i PD Luçiano Boçi, ish-deputeti Aurel Bylykbashi, Ish kreu i Qarkut Elbasan Blendi Himçi, ish-nën kryetari i kuvendit Ardian Turku dhe mbështetës të shumtë.

Berisha tha se vjen me bindjen se ne duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz.

“Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot këtu te ju në një grup të rinjsh të cilët më së shumti simbolizojnë atë që duhet të jemi ne nesër dhe në të ardhmen tonë. Atë që synon PD që Shqipërinë ta bëjmë siç i kanë ëndrrat këta të rinj të shkolluar që punojnë për vendin.

Unë kam ardhur sot para jush pas një turi të gjatë disa mujor. Kemi diskutuar bashkë probleme të shumta. Ne së bashku e dimë diagnozën. I njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend. Çfarë duhet të bëjmë për të realizuar qëllime që vendi të mos pakësohet kështu si po pakësohet. Dhe të mos poshtërohet kështu si po poshtërohet. Vij tek ju me bindjen se ne duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz”, tha Berisha.