Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se për dy ngjarjet më të bujshme që ndodhën kur ai ishte në krye të vendit, “21 janari” dhe “Gërdeci” ka një hetim nga Ina Rama, por sipas tij ajo që nuk po hetohet është përgjegjësia direkte e Ramës.
“Për të dy ngjarjet ka një hetim nga Ina Rama, ajo që nuk është hetuar më 21 janar përgjegjësia direkte si organizator i Edi Ramës. Këtë nuk e them unë. merrni faktin që u sulmua një kryeministër në zyrë. Ka një ngjarja në 6 janar në kapitol hill. Pra ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Berishës dhe që kjo nuk është e imja, por është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhende politike protesta. jam dakord që të hetohet dhe rihetohet 100 herë, ju garantoj se përgjegjës kryesore është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij dhe i vendosi për një axhende politike.
Sa i përket Gerdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike, anti Berishë ka ndodhur janë dënuar 20 a 22 vetë prej tyre ka dënime 20 e 18, zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik. Pa dija dhe injoranca nuk e lejon atë të kuptojë domethënien e plotë të krimit shtetëror.
Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm kur shteti vret me vetëdije, pa dashje kur ndodh sic ishte. Problemet e sigurisë të atij aktiviteti i kishte drejtoria i Mejkos. Për cka ish drejtuesi i saj u dënua.
Pse unë që kam insistuar që atë të shpallen vrasje shtetërorë pa dashje, sepse shpërblimi është tjetër, por ai nuk ka nocione për shtetin”, tha Berisha.