Chelsea nuk po tregon stabilitet në ndeshjet e fundit, gjithsesi, nuk rrezikon shumë vendin e tretë dhe pjesëmarrja në Champions nuk duket problem. Blutë humbën 1-0 në transfertë me Everton. Në vendin e katërt është ngjitur Tottenham, që fitoi 3-1 ndaj Leicester.
Son dhuroi asistin për Harry Kane, me kapitenin që me kokë kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi dy gola, me të dytin që ishte fantastik.
“Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi një gol të bukur. Suksesi i sotëm ka ngjitur “Gjelat” përkohësisht në vend të tretë me 61 pikë. Djemtë e Contes numërojnë një më shumë se Arsenali që sfidon West Ham në transfertë.
Një gol i Richarlison i mjaftoi Evertonit për të fituar 1-0 ndaj Chelsea. Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë. Skuadra nga Liverpool rezistoi në minutat e mbetura edhe falë një super Pickford, dhe siguroi tri pikë fantastike për objektivin mbijetesë.