Dëshira për të pasur një fanellë të Lionel Messit është e pashembullt në botën e koleksionistëve. ‘Çmenduria’ e fundit është 427.680 euro, gati të paguhen për fanellën me të cilën Messi shënoi golin e 500-të me Barcelonën.
Kjo është fanella e famshme, të cilën ylli nga Rosario e hoqi dhe ua tregoi tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Atë pasdite në Madrid, Barcelona fitoi 3-2 në fund të ndeshjes, falë golit “in extremis” nga Messi. Pronari i ri i asaj fanelle në rrjetet sociale quhet ‘anishfutbol’, ka qenë vetë ai që ka bërë publike blerjen e tij të re.
“Bëhet fjalë për koleksionin tim… KJO fanellë, që Leo ka mbajtur në duar pasi vendosi klasiken me golin e 500-të, është e imja tashmë”, – ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram. “Më e shenjta e gjërave të shenjta”, – e quajti pronari i ri i asaj fanelle të famshme.
Pra, fanella me numrin 10 azulgrana ka tashmë një pronar të ri. Kjo kalsike u luajt në vitin 2017 në kryeqytetin spanjoll. Messi nuk kishte ide më të mirë për të festuar golin e tij sesa t’ua tregonte “targën” (fanellën) tifozëve vendas, të cilët panë sesi rivali i tyre i madh i mundi me një gol të lojtarit më të mirë të historisë.