MENU
klinika

Dalin pamjet nga ndërtesa e shkatërruar

Bombë ruse mbi shkollën në Ukrainë/ Dyshohet për 60 viktima

08.05.2022 - 12:48

Videot e godinës së shkollës në Bilohorivka që u godit nga një bombë ruse të shtunën është publikuar nga Shërbimet e Urgjencës ukrainase.

Në pamje shkolla shihet e shkatërruar dhe e përfshirë nga flakët. Zjarrfikësve mësohet se iu janë dashur rreth 3 orë për të shuar flakët në godinë, shkroi guvernatori i zonës në Telegram.

Të paktën 60 perona dyshohet se kanë vdekur në rrënojat e shkollës. Deri tani janë shpëtuar rrëth 30 njerëz.

Guvernatori i rajonit Luhansk tha për mediat se: “Një bombë u hodh nga një avion rus në shkollë. Fatkeqësisht është shkatërruar plotësisht, janë rreth 60 njerëz brenda. Do përpiqemi që të punojmë sa më shpejt, por shanset që të jenë gjallë janë të vogla. Shpresojmë për më të mirë. Kur të pastrohen rrënojat do flas sërish për situatën. Ndoshta është dikush që ka mbetur gjallë.”

Pothuajse i gjithë fshati ishte strehuar në bodrumin e shkollës.

 




VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej javësh, të rrethuar...

Zhvendosen civilët, nga fabrika në Mariupol