Ekuilibër i plotë në të dyja Konferencat pas ndeshjeve të dyta gjysmëfinale të play off në NBA. Skuadra e Boston Celtics fitoi 109-86 ndaj Milwaukee, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që gjatë gjithë kohës ishte superiore në parket. Broën me 30 pikë e Tatum me 29 pikë ishin lider në fushë për ekipin e Boston, ndërsa për kampionët e Bucks bëri mirë i përhershmi Antetokounmpo me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Tashmë seria e takimeve do të spostohet në fushën e Milwaukee.
Në Perëndim, Memphis fitoi 106-101 ndaj Golden State, në një duel të ekuilkibruar deri në fund dhe barazon në 1-1 serinë e përballjeve mes dy ekipeve. Mbrëmje magjike për Morant, autor i 47 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Stephen Curry për Warriors.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
Miami – Philadelphia, (1-0)
Boston – Milwaukee, 109-86 (1-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off
Phoenix – Dallas, (1-0)
Memphis – Golden State, 106-101 (1-1)