Rusia deklaron se është e pakuptimtë që t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores. Deri më tani Moska ka mohuar se është në luftë, e në vend të kësaj e ka quajtur mësymjen në vendin fqinj si një “operacion special ushtarak”.
Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.
Në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të tallur sugjerimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”. Megjithatë, ata pushtuan, duke kapur edhe shumë ukrainas në befasi.
Pra, më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve.
Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën të mbrohet.
Çfarëdo që të ndodhë sot, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti.