Janë zhviluar ndeshjet e para gjysmëfinale të play off në të dyja Konferencat në NBA, ku nuk munguan emocionet dhe surprizat. Në Lindje, skuadra kampione e Milwaukee Bucks arriti një fitore të rëndësishme në shtëpinë e Boston Celtics me shifrat 101-89.
Antetokounmpo ishte një përbindësh, autor i një “triple double”, me 24 pikë, 13 rebound e 21 asist. Mirë u paraqit edhe Holiday me 25 pikë, ndërsa për Boston Celtics u dallua Tatum me 21 pikë.
Në Perëndim, ekipi i Golden State fitoi 117-116 ndaj Memphis Grizzlies jashtë fushe, falë një koshi të Klay Thompson në fundin e kohës së rregullt. Për Warriors u dalluan Jordan Poole me 31 pikë e Stephen Curry me 24 pikë. Në kahun tjetër, Mortant realizoi 34 pikë e 10 asist për vendasit, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
Miami – Philadelphia
Boston – Milëaukee, 89-101 (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off
Phoenix – Dallas
Memphis – Golden State, 116-117 (0-1