Një tragjedi ka ndodhur natën e së enjtes, 5 maj 2022 në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë.
Një 55-vjeçar vrau gruan e tij 43 -vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.
Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me probleme. Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë .
Më konkretisht, 55-vjeçari e ka mbytur gruan e tij në farmacinë e tyre, ndërsa në mediat greke raportohet se ai ishte xheloz për gruan. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Më pas ai u përpoq më kot t’i jepte fund jetës.
Më në fund autori ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.
Ngjarja tragjike po hetohet nga Sektori i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Kavallë .