Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i ka bërë dy pyetje ministres së Kulturës Elva Margariti e cila sot shkruante me bindje se Parku i Butrintit nuk do t’i shitet askujt. Në një postim në Facabook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon të dijë se përse bordi i krijuar në vitin 1998 nuk ekziston më. Në status shkruhet se ai bord kishte anëtarë nga Instituti i Arkeologjise, Instituti i Monumenteve, agjencia e Mjedisit, pushteti vendor dhe zyra e UNESCO dhe ministria duhet të japë shpjegime për mbylljen e tij. Pyetja tjetër lidhet me bordin aktual që përbëhet nga vetë Margariti, presidentët e AADF z.Sarapuli dhe z. Mata, juristja Flonja Tashko dhe arkeologu britanik Richard Hodges, për të cilët Forumi kërkon të ketë një CV.
Postimi i plotë:
Dy pyetje per ministren Margariti Ne vazhden e postimeve te ministres mbi ceshtjen Butrintit, duhet te sqarohet publiku se askush nga specialistet qe po kundershtojne menyren se si Ministria e Kultures po kerkon te jape nje prej pasurive me te rendesishme te trashegimise nuk ka denoncuar shitjen e tij. Ajo qe po perseritet prej dy vitesh eshte fakti qe Butrinti po i jepet ne menaxhim nje fondacioni te krijuar nga znj.Margariti dhe presidentet e AADF z.Sarapuli dhe z. Mata, juristja Flonja Tashko dhe arkeologu britanik Richard Hodges. A mund te thote ministrja e kultures cila eshte CV e ketij bordi qe do administroje Butrintin ne fushen e trashegimise ? Se dyti, në Korrik 1998, me një vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Butrinti kaloi në varësinë e drejtpërdrejt të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Krijohet Bordi i Butrintit me kryetar bordi vet Ministrin e Kulturës, si dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Antik të Butrintit (VKM nr. 450, 1 Korrik 1998). Anetare te bordit ishin Instituti i Arkeologjise, Instituti i Monumenteve, agjencia e Mjedisit, pushteti vendor dhe zyra e UNESCO. Perse ky bord nuk ekziston me? A ka arsye qe ministria e ka mbyllur kete bord? Bazuar ne cilen VKM ky bord ka pushuar se ekzistuari?
Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.