MENU
klinika

Flet Stefi Prifti

Çfarë marrëdhënie kanë vëllezërit korçarë me Flori Mumajesin?

15.05.2022 - 10:49

Raporti jo miqësor mes vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Priftit me Flori Mumajesin duket se ka marrë një shpjegim. Ka qenë pikërisht Stefi i cili ka hedhur dritë mbi arsyet e hatërmbetjeve mes artistëve.

Ai tha se shkak i përçarjes mes tyre ishte një këngë, dhuratë që Flori i kishte bërë vëllezërve 11 vite më parë.

Endri dhe Stefi si duket kanë patur vonesa për arsye familjare, derisa e gjithë situata ka kaluar në neglizhencë. Si duket kjo nuk është pritur aspak mirë nga Flori i cili ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër.

“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera. Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh.

Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin. Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese”, rrëfeu Stefi për moderatoren Bylyku.

Më vonë mes artistëve ka patur edhe një debat tjetër në telefon, pas pjesëmarrjes në një prej edicioneve të “Këngës Magjike”.

“Më pas patëm një debat edhe në “Këngën Magjike”, ku Flori u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyes”, tha këngëtari.

Si duket debati i fundit ka qenë ai që i ka vendosur kapakun marrëdhënies mes artistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fitoi Festivalin e RTSH-së me këngën dedikuar djalit sekret nga Veriu!

Young Zerka hakmerret në mënyrën e tij ndaj Ronela Hajatit